Sportistët e ski-jumping nën hetim për praktikë të pazakontë - Rritja e organit gjenital për përfitim aerodinamik nën hetim ndërkombëtar - Gazeta Express
string(134) "sportistet-e-ski-jumping-nen-hetim-per-praktike-te-pazakonte-rritja-e-organit-gjenital-per-perfitim-aerodinamik-nen-hetim-nderkombetar"

Sport

Gazeta Express

06/02/2026 11:04

Sportistët e ski-jumping nën hetim për praktikë të pazakontë – Rritja e organit gjenital për përfitim aerodinamik nën hetim ndërkombëtar

Sport

Gazeta Express

06/02/2026 11:04

Bota e sportit elitar është e njohur për sakrificat ekstreme, por një akuzë e fundit ka tronditur opinionin ndërkombëtar.

Agjencia Botërore Anti-Doping (WADA) ka nisur hetimet mbi një praktikë të pazakontë, ku disa sportistë të ski-jumping dyshohet se kanë përdorur injektimin e acidit hialuronik në organin gjenital për të fituar avantazh aerodinamik, raporton A2 CNN, duke u bazuar fillimisht në raportimin e gazetës gjermane Bild.

Acidi hialuronik përdoret zakonisht në mjekësinë estetike për të rritur vëllimin e indeve, përfshirë edhe zmadhimin e penisit. Efekti është i përkohshëm dhe kërkon përsëritje çdo 6-12 muaj. Por çfarë lidhje ka kjo me ski-jumping?

Para fillimit të sezonit, sportistët maten me skaner 3D, për të përcaktuar përmasat e kostumit të tyre, i cili rregullohet rreptësisht nga Federata Ndërkombëtare. Çdo centimetër shtesë mund të përkthehet në kostum më të madh dhe sipërfaqe më të gjerë, që përmirëson ngritjen dhe mund të shtojë disa metra në fluturim.

Megjithatë, mjekët paralajmërojnë për rreziqet e rënda shëndetësore. Injektimi i acidit hialuronik në organin gjenital mund të shkaktojë dhimbje, deformime, infeksione, mosfunksionim seksual, dhe në raste të rralla deri në nekrozë të indeve ose humbjen e organit.

Hetimet e WADA-së do të përcaktojnë nëse këto praktika përbëjnë doping dhe manipulim të trupit për avantazh konkurrues, duke hapur një debat të gjerë mbi kufijtë e etikës në sportet ekstreme. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement