Arrestohet djali që dyshohet se dje sulmoi babanë e tij me sëpatë - Gazeta Express
string(65) "arrestohet-djali-qe-dyshohet-se-dje-sulmoi-babane-e-tij-me-sepate"

Lajme

Gazeta Express

06/02/2026 8:31

Arrestohet djali që dyshohet se dje sulmoi babanë e tij me sëpatë

Lajme

Gazeta Express

06/02/2026 8:31

Sot është arrestuar një person i dyshuar për veprën penale “vrasje në tentativë” në komunën e Deçanit. I dyshuari dyshohet se një ditë më parë ka sulmuar me sëpatë babanë e tij, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Rastin për Gazeta Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili ka bërë të ditur se viktima ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Rasti është cilësuar si ‘vrasje në tentativë’. Prokurorja e Krimeve të Rënda ka autorizuar Policinë për lokalizimin dhe arrestimin e personit të dyshuar”, ka deklaruar Nikçi.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa brenda afatit ligjor pritet që prokurori të paraqesë kërkesë për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurë penale.

Advertisement
Advertisement
Advertisement