Hoxhaj nga ShBA: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, tema kryesore e takimeve në Uashington - Gazeta Express
string(84) "hoxhaj-nga-shba-anetaresimi-i-kosoves-ne-nato-tema-kryesore-e-takimeve-ne-uashington"

Lajme

Gazeta Express

05/02/2026 23:41

Hoxhaj nga ShBA: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, tema kryesore e takimeve në Uashington

Lajme

Gazeta Express

05/02/2026 23:41

Ish-kryediplomati i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka folur përmes një lidhjeje direkte nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po merr pjesë në ngjarjen tradicionale “Lutjet e Mëngjesit”.

Ai, në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova, ka theksuar se kjo vizitë ka qenë një mundësi e rëndësishme për të zhvilluar takime me politikanë të shumtë në Uashington, të cilët janë të njohur me zhvillimet politike në Kosovë dhe rajonin e Ballkanit.

“Ka qenë një mundësi e mirë që në këtë fillim vit të takojmë shumë politikanë në Uashington, të cilët i njohin proceset nëpër të cilat po kalon Kosova dhe Ballkani, por edhe politikanë të tjerë të cilët kanë qenë të pranishëm, meqë “Lutjet e Mëngjesit” janë një ngjarje globale dhe ka qenë një mundësi e mirë që të takohemi dhe t’i shprehim qëndrimet tona”.

Hoxhaj ka bërë të ditur se fokusi kryesor i takimeve të tij, por edhe i përfaqësuesve të tjerë nga subjektet politike të Kosovës, ka qenë anëtarësimi i vendit në NATO, duke e konsideruar sigurinë dhe mbrojtjen si çështje prioritare për Kosovën.

“Natyrisht që temë kryesore e imja, por edhe e kolegëve të tjerë nga subjektet e tjera poltike, ka qenë anëtarësimi i Kosovës në NATO, meqë siguria është temë kryesore, mbrojtja është temë kryesore dhe Amerika është vendi i cili merr vendime për NATO dhe qëndron në themelet e krijimit dhe të udhëheqjes së NATO-s, kjo ka qenë tema kryesore e të gjitha takimeve që kemi pasur deri më tash”, tha ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement