70-vjeçari pëson gjakderdhje në tru pasi goditet nga vetura në Mitrovicë, dërgohet në QKUK - Gazeta Express
string(89) "70-vjecari-peson-gjakderdhje-ne-tru-pasi-goditet-nga-vetura-ne-mitrovice-dergohet-ne-qkuk"

Lajme

Gazeta Express

05/02/2026 23:12

70-vjeçari pëson gjakderdhje në tru pasi goditet nga vetura në Mitrovicë, dërgohet në QKUK

Lajme

Gazeta Express

05/02/2026 23:12

Sonte rreth orës 21:40 në Shërbimin Emergjent në Spitalin e Mitrovicës është pranuar një person i lindur me 1956 në gjendje të rëndë. Sipas raportimeve, viktima është goditur nga një veturë.

Lajmin për pranimin e tij në spital e ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësi i spitalit, Shpend Fazliu, i cili tha se pacienti më pas është dërguar për trajtim në QKUK.

“Ne 21.40 është  sjellë në Shërbimin Emergjent, një person i lënduar (1956), pas ndihmës emergjente, i është bërë CT, ka rezultuar se ka gjendje të rënduar me gjakderdhje në tru dhe është transportuar në QKUK , për trajtim të mëtutjeshëm”, tha Fazliu për Express.

Lidhur me rastin, Gazeta Express është në pritje edhe të një përgjigje nga Policia e Kosovës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement