Daçiq: Mit’hat Lozhanit iu caktuan 48 orë paraburgim, do të sillet në zyrën e Prokurorit Publik për krime lufte - Gazeta Express
string(108) "daciq-mithat-lozhanit-iu-caktuan-48-ore-paraburgim-do-te-sillet-ne-zyren-e-prokurorit-publik-per-krime-lufte"

Lajme

Gazeta Express

05/02/2026 22:34

Daçiq: Mit’hat Lozhanit iu caktuan 48 orë paraburgim, do të sillet në zyrën e Prokurorit Publik për krime lufte

Lajme

Gazeta Express

05/02/2026 22:34

Ministri i Brendshëm serb Ivica Daçiq, ka dhënë një version për arrestimin dhe ndalimin e Mit’hat Lozhani, i cili sipas OVL UÇK u ndalua atje veç pse iu gjet në xhep kartela e anëtarësisë së veteranit të UÇK-së.

Daçiq ka deklaruar se autoritetet serbe “në Kalimin Kufitar të Batrovcit, arrestuan M.L. (1980) nga Peja, për shkak të dyshimit te bazuar se ai ka kryer veprën penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile”, sipas versionit të ministrit serb.

“I dyshuari është urdhëruar të mbahet në paraburgim deri në 48 orë, pas së cilës ai do të sillet në Zyrën e Prokurorit Publik për Krime Lufte me një kallëzim penal”, tha Daçiq.

Bashkë me konfirmimin e Daçiq për arrestimit Lozhanit, MPB’ja serbe ka publikuar edhe disa fotografi si “prova” kundër Lozhanit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement