Krasniqi poston fotografi nga Mëngjesi i Lutjeve: Aleanca me SHBA-në mbetet interes jetik i Kosovës - Gazeta Express
string(105) "krasniqi-postonfotografi-nga-mengjesi-i-lutjeve-ne-shba-aleanca-me-shba-ne-mbetet-interes-jetik-i-kosoves"

Lajme

Gazeta Express

05/02/2026 21:05

Krasniqi poston fotografi nga Mëngjesi i Lutjeve: Aleanca me SHBA-në mbetet interes jetik i Kosovës

Lajme

Gazeta Express

05/02/2026 21:05

Memli Krasniqi nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka postuar fotografi na Mëngjesi Kombëtar i Lutjeve në SHBA, ku mori pjesë edhe presidenti amerikan Donald Trump.

Krasniqi tha se aleanca me SHBA-në mbetet interes jetik i Republikës së Kosovës.

“Sot, në Mëngjesin Kombëtar të Lutjeve në SHBA, në praninë e Presidentit Donald J. Trump, me pjesëmarrës të shumtë nga mbarë bota – një moment reflektimi për përgjegjësitë e lidershipit, vlerat demokratike dhe të ardhmen e përbashkët në kohën e sfidave globale”.

“Aleanca me SHBA-në mbetet interes jetik i Republikës së Kosovës. Rruga jonë përpara ndërtohet mbi miqësi të forta, partneritete strategjike dhe një qasje të përgjegjshme shtetërore, në shërbim të paqes, stabilitetit dhe zhvillimit demokratik”, ka thënë Krasniqi. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement