Ministrat e Mbrojtjes të Kosovës dhe Shqipërisë vizitojnë njësitë në terren në Klos në kërkim të 30-vjeçarit të zhdukur - Gazeta Express
string(119) "ministrat-e-mbrojtjes-te-kosoves-dhe-shqiperise-vizitojne-njesite-ne-terren-ne-klos-ne-kerkim-te-30-vjecarit-te-zhdukur"

Lajme

Gazeta Express

05/02/2026 20:16

Ministrat e Mbrojtjes të Kosovës dhe Shqipërisë vizitojnë njësitë në terren në Klos në kërkim të 30-vjeçarit të zhdukur

Lajme

Gazeta Express

05/02/2026 20:16

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, të enjten së bashku me ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu janë takuar me ushtarakët e njësive të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kjo pasi, këto forca janë të angazhuar në operacionin e kërkim-shpëtimit për gjetjen e trupit të 30-vjeçarit të zhdukur në zonën e Klosit.

“Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot së bashku me ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Pirro Vengu, takuan ushtarakët e njësive të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të angazhuar në operacionin e kërkim-shpëtimit për gjetjen e trupit të 30-vjeçarit të zhdukur në zonën e Klosit”.

“Forca e Sigurisë së Kosovës, që prej datës 29 janar, është angazhuar në këtë operacion me njësinë e specializuar të kërkim-shpëtimit, me personel të trajnuar për kërkime në ujëra, si dhe me mjete teknologjike të avancuara, përfshirë skanerë dhe dronë nënujorë. Kërkimet do të vazhdojnë pa ndërprerje, me personelin e angazhuar në krye të detyrës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement