Valë të reja shkurtimeve të vendeve të punës po prekin kompanitë zvicerane, duke rritur shqetësimet për tregun e punës gjatë këtij viti, përcjell albinfo.ch.
Kompania Sunrise, operatori i dytë më i madh i telekomunikacionit në Zvicër, ka njoftuar se në muajin mars do të largojë nga puna 147 punonjës, pas një rishikimi të efikasitetit organizativ. Sipas njoftimit zyrtar, shkurtimet do të përfshijnë edhe pozicione drejtuese.
Ndërkohë, kompania industriale IHI Bernex AG ka bërë të ditur të mërkurën se do të eliminojë shumicën e vendeve të punës në fabrikën e saj në Olten (kantoni Solothurn). Nga gjithsej 42 pozicione, 35 do të zhvendosen në Holandë, si pjesë e transferimit të aktivitetit prodhues jashtë vendit.
Kompania nuk ka dhënë detaje mbi arsyet e zhvendosjes së prodhimit jashtë Zvicrës.
Këto zhvillime janë pjesë e një serie shkurtimesh të paralajmëruara nga kompani të ndryshme me bazë në Zvicër, të cilat pritet të ndikojnë në tregun e punës përgjatë këtij viti. /Albinfo.ch