Kështu mund të përgjysmohet gjithçka e plotë – tha xhaxhai im i shtrirë barkas mbi shkëmb, duke prekur lehtë ato gjysmat konvulsive të oktapodit.
Në këtë mënyre çdo njeri mund të dalë nga tërësia e tij e ngushtë dhe injorante.
Dikur mendoja se të gjitha gjërat ishin për mua te natyrshme dhe konfuze, memece si ajri; mendoja se shihja gjithçka dhe ishte vetëm lëvorja. Nëse do të bëhesh ndonjëherë gjysma e vetvetes, dhe shpresoj të bëhesh, djalë, do të kuptosh gjëra përtej inteligjencës së zakonshme. Do të kesh humbur gjysmën e vetes dhe të botës, por gjysma e mbetur do të jetë një mijë herë më e thellë dhe më e çmuar. Dhe ti gjithashtu do të dëshiroje që gjithçka të përgjysmohet dhe të copëtohet në imazhin tënd, sepse bukuria, mençuria dhe drejtësia gjinden vetëm në ato copëza. /Hejza
(Nga italishtja: N. Shehi)