Integrimi i vendit, Mickoski: Pa garanca, dëshpërojmë qytetarët - Gazeta Express
string(60) "integrimi-i-vendit-mickoski-pa-garanca-deshperojme-qytetaret"

Maqedoni

Gazeta Express

05/02/2026 16:08

Integrimi i vendit, Mickoski: Pa garanca, dëshpërojmë qytetarët

Maqedoni

Gazeta Express

05/02/2026 16:08

Kryeministri Mickoski mbetet në parimin se pa garanca evropiane nuk do të mund të vihen në jetë ndryshimet kushtetuese, sepse vendi ynë, sipas tij, ka kaluar faza, reforma që së fundmi nuk kemi marrë shpërblimin e duhur apo është jemi përballur me kushte shtesë.  Kjo, sipas shefit të Qeverisë, thënë në TVM1,  dëshpëron qytetarët, ndaj kërkojnë një garanci të tillë për hapërim të mëtutjeshëm në BE. Nga fqinji lindor kërkon avancim të komunitetit maqedonas atje dhe respektim të së drejtës ndërkombëtare.

“Ata thonë: Ne nuk do të lejojmë veto të ardhme, nuk do të lejojmë kushtëzime tjera bilaterale, ne e njohim identitetin tuaj, gjuhën… nëse është kështu, ju lutemi si përfundim miratojeni këtë që ne të mund të dalim para qytetarëve dhe të themi: Njerëz, a duam në BE? Duam. A kemi kërkuar nga BE-ja garanci për identitet, gjuhë se s’do të ketë veto bilaterale, dhe ja këshilli solli konkluzion të ri për ne. Shihni, nuk e solli këtë. Në anën tjetër respektojmë të drejtën ndërkombëtare.”, – deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski.

Filpçe: Vendi i thelluar në izolim, kemi ndikime hungareze

Mickoski shton po ashtu se nuk ka pranuar non-paper të paralajmëruar nga eurokomesarja Marta Kos por se i dinë vetëm konturat, që për momentin nuk varet nga Komisioni, por nga Këshilli. Thekson se duhet të jemi të kujdesshëm për çdo deklaratë, sepse më së paku varet prej nesh lehtësimi apo metodologjia. Gjërat, sipas tij, ndodhen në duart e vendeve anëtare të BE-së. Në anën tjetër, kryesocialdemokrati Filipçe vazhdon të akuzojë Qeverinë për thellim të izolimit shtetëror.

“Do të vijë koha, sigurisht do të kalojë një kohë ku do të jemi të kënaqur që patëm propozimin francez në tavolinë. Do të na vijë keq dhe ndjehemi fajtorë që s’kemi pranuar atë që na është ofruar nga Bashkimi Evropian.”, – theksoi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.

Kasami: Të punohet me intensitet

Bilall Kasami nga VLEN thotë se në këtë drejtim duhet të punohet me intensitet. 

“Çdo zgjidhje e këtij problemi në vetvete përfshin edhe një marrëveshje me Sofjen për atë se si më tej do të vazhdojë procesi i integrimit, sepse procesi i ndryshimeve kushtetuese dhe përfshirja e komunitetit bullgar është drejtpërdrejt e lidhur me vazhdimin e procesit të eurointegrimeve. Nëse nuk kemi një situatë më të qartë se ky proces do të vazhdojë me intensitet më të madh, do të jetë më e vështirë të sigurohen numrat në Kuvend për të bërë ndryshimet kushtetuese.”, – u shpreh Bilall Kasami nga VLEN.

Sipas Kasamit, Qeveria po punon intensivisht në agjendën reformuese që lidhet me procesin e eurointegrimeve.

Advertisement
Advertisement
Advertisement