Gjeorgjievski paralajmëron mbylljen e vendkalimit ilegal në Bit Pazar - Gazeta Express
string(69) "gjeorgjievski-paralajmeron-mbylljen-e-vendkalimit-ilegal-ne-bit-pazar"

Maqedoni

Gazeta Express

05/02/2026 16:08

Gjeorgjievski paralajmëron mbylljen e vendkalimit ilegal në Bit Pazar

Maqedoni

Gazeta Express

05/02/2026 16:08

Vendkalimi ilegal për këmbësorë në Bit Pazar, afër urës që nuk është në funksion, sipas Orce Gjorgjievskit duhet të mbyllet. Megjithatë, ende nuk dihet se çfarë zgjidhje do t’u ofrohet qytetarëve për të kaluar në mënyrë të sigurt bulevardin.

“Sinqerisht mendoj se ai vendkalim ilegal duhet të mbyllet. Se a do të aktivizohet ura aty apo do të mbyllet vendkalimi pres propozim nga sektori i qarkullimit dhe për një kohë të shkurtër do të kemi ndërhyrje atje”, tha Orce Gjorgjievskit – Kryetar i Qytetit të Shkupit.

Sa i përket bulevardit “Cvetan Dimov” sipas Gjorgjievskit, këtë vit pritet të vendoset gurë themeli dhe nisja e punimeve.

“Nuk heq dorë nga ideja dhe siç u thash do të jap gjithçka nga vetja që deri në fund të vitit të vendosim gurë themel në realizimin e bulevardit por kjo nuk është arsye që të pritet shtesë që të paraqitet ndonjë problem apo fatkeqësi dhe patjetër ta rregullojmë këtë që është me vendkalimin ilegal atje. Ndoshta disave për procedurat tona të caktuara u prishet komoditeti, ndoshta edhe me gjykojnë e nuk do u pëlqejë koncepti por neve na mungon rregulli”, deklaroi Orce Gjorgjievskit – Kryetar i Qytetit të Shkupit.

Sipas Gjorgjievskit, mbi 20 objekte në “Cvetan Dimov” do të përfshihen në procesin e shpronësimit në mënyrë që të zgjerohet bulevardi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement