Krasniqi akuza ish-gjyqtarit të PZAP që i kritikoi: Arriti majat në drejtësi duke iu shërbyer atyre që u dhanë pushtet - Gazeta Express
string(117) "krasniqi-akuza-ish-gjyqtarit-te-pzap-qe-i-kritikoi-arriti-majat-ne-drejtesi-duke-iu-sherbyer-atyre-qe-u-dhane-pushtet"

Lajme

Gazeta Express

05/02/2026 15:19

Krasniqi akuza ish-gjyqtarit të PZAP që i kritikoi: Arriti majat në drejtësi duke iu shërbyer atyre që u dhanë pushtet

Lajme

Gazeta Express

05/02/2026 15:19

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Alban Krasniqi, i ka reaguar ish-gjyqtarit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Hasan Shala, i cili kritikoi veprimet e tij dhe të anëtarit tjetër të Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi.

Shala, dje në KTV deklaroi se anëtarët e LVV-së në KQZ më shumë mbajnë qëndrime politike sesa ligjore. Ai iu referua Krasniqit e Kurteshit si “patriotë të LVV-së në KQZ të cilët s’mund ta përjashtojnë Listën Serbe”. Shala ka thënë se për përjashtimin e Listës Serbe së pari duhet të vendosin institucionet e drejtësisë, por jo KQZ-ja.

Kjo s’i pëlqeu Krasniqit, i cili tha se Shala arriti “majat” në drejtësi duke iu shërbyer atyre që i kanë dhënë pushtet.

“100% për Hasanin ishte deklaruar PRONTO pushteti që në 2011. Më pas Hasan Shala nuk njohu pengesa për ti arritur majat e suksesit në sistemin e drejtësisë. Natyrisht duke i shërbyer atyre që i dhanë pushtet e privilegje. Hasani është shembulli se si në republikën tonë mund t’ia hedhësh paq, pa therrë në këmbë edhe pse ndodhesh i zhytur në deri në fyt. Tash merreni me mend se çfarë drejtësie ka ndarë ky soj ish gjyqtari i veshur nën petkun e pushtetit  të drejtësisë. Se, sa e sa herë e ka dëmtuar interesin publik, qytetarët e gjithashtu  Vetëvendosjen kudo ku ka pasur pozitë përfshirë PZAP-në!?”.

Krasniqi më pas sulmoi gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese.

“E tash merreni me mend gjithashtu që kopja e tillë mund të ndodhet sot në Gjykatën Kushtetuese dhe ta ‘masakron’ rendin kushtetues e juridik, sepse të tillët u shërbejnë ende qarqeve politike që kanë humbur që në 202, por që kanë lënë mbetjet e tyre në sistem dhe nuk e bëjnë hesap dëmin që i bëjnë republikës”./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement