“Energjia s’është luks”, rinia e PDK-së me aksion: Kosova nuk mund të qeveriset duke e ftohur shtëpinë e qytetarit - Gazeta Express
string(109) "energjia-seshte-luks-rinia-e-pdk-se-me-aksion-kosova-nuk-mund-te-qeveriset-duke-e-ftohur-shtepine-e-qytetarit"

Lajme

Gazeta Express

05/02/2026 14:19

“Energjia s’është luks”, rinia e PDK-së me aksion: Kosova nuk mund të qeveriset duke e ftohur shtëpinë e qytetarit

Lajme

Gazeta Express

05/02/2026 14:19

“Energjia nuk është luks”, kjo është një simbolikat përmes së cilës ka vendosur Partia Demokratike e Kosovës në aksionin simbolik të mbajtur para Ministrisë së Ekonomisë, kjo për të shprehur kundërshtimet në lidhje me kërkesën që KESCO e ka bërë për të rritur çmimin e energjisë edhe për 21.3 për qind.

Gjatë aksionit, të rinjtë lanë para Ministrisë një faturë simbolike të përmasave të mëdha, si simbolikë për çmimet e larta të jetesës të familjeve kosovare.

Në emër të Rinisë Demokratike të Kosovës, para mediave foli kryetari i degës në Prishtinë, Trim Syla, i cili theksoi se ky aksion është një thirrje për përgjegjësi dhe ndalje të goditjes së drejtpërdrejtë ndaj qytetarëve.

“Sot s’kemi ardhë me pankarta. Kemi ardhë me një faturë. Një faturë që po e ngulfat jetën e qytetarëve çdo muaj. Një familje në Kosovë, me 1000 euro të ardhura mujore, ka 1085 euro shpenzime bazike. Pa luks. Pa pushime. Pa kursime. Vetëm bukë. Vetëm rrymë. Vetëm ngrohje. Vetëm qira, ilaçe dhe shkollë për fëmijët. Minus 85 euro çdo muaj. Çdo muaj fillon me borxhe. Çdo muaj mbyllet me frikë”, tha Syla.

Syla tha se kjo është për një familje ku dy anëtarë janë të punësuar.

“Paramendojeni sa e vështirë është jeta për ta. E lëre më për një familje që ka vetëm një anëtar të punësuar. Aty nuk flasim më për vështirësi. Aty flasim për mbijetesë. Shkaku kryesor? Rryma. 175 euro faturë mujore për energji elektrike. Rritja prej 21% e çmimit të energjisë elektrike nuk është reformë. Është goditje direkte ndaj familjes. Është shtytje drejt varfërisë”, shtoi Kryetari i Rinisë Demokratike në Prishtinë.

Ai ka thënë qytetarët jo vetëm që po varfërohen, ata po vidhen. Sepse, sipas tij, kur rritet rryma, rritet buka, rritet transporti, rritet gjithçka – veç paga jo.

“Energjia nuk është luks. Është nevojë bazike. Sot, kjo faturë do të qëndrojë këtu derisa dikush të marrë përgjegjësi. Sepse Kosova nuk mund të qeveriset duke e ftohur shtëpinë e qytetarit, për ta ngrohur propagandën e Albin Kurtit”, ka përfunduar Syla.

Rinia Demokratike e Kosovës kërkon “ndaljen e rritjes së çmimit të energjisë elektrike, transparencë në menaxhimin e sektorit energjetik dhe politika që mbrojnë qytetarët, e jo që i shtyjnë ata drejt varfërisë dhe borxhit”./EO/

Advertisement
Advertisement
Advertisement