Deri te Këshilli i Prokurorëve Publike ende nuk janë dorëzuar aplikimet nga kandidatët që kanë konkurruar në shpalljen për zgjedhjen e Prokurorit të ri Publik. Kryetari i Këshillit, Bashkim Besimi, deklaroi se do të veprojë menjëherë sapo aplikimet të mbërrijnë zyrtarisht brenda afatit të paraparë me ligj.
“Deri në këtë moment ende nuk kanë mbërritur aplikimet e kandidatëve. Kur të mbërrijnë, brenda afatit ligjor prej 15 ditëve, do të japim përgjigje për kandidatët”, deklaroi Besimi.
Ai shtoi se emrat e kandidatëve tashmë janë të njohur për opinionin, por se formalisht nuk do të publikojë asgjë derisa të mbërrijnë dokumentet zyrtare.
“Në parim i njohim të gjithë kandidatët, por do të shqyrtojmë aplikimet dhe në seancë do të vendosim, shtoi ai, duke sqaruar se pas shqyrtimit të dokumentacionit, Këshilli do ta njoftojë Qeverinë brenda afatit ligjor.
Edhe pse zyrtarisht nuk janë konfirmuar emrat e kandidatëve, siç konfirmuan vetë disa nga aplikantët, ata janë u.d. prokurorja publike shtetërore Anita Topolova-Isajlovska, prokurorja Lençe Ristovska, gjykatësi nga Gjykata Penale, Nenad Savevski, ish kryetari i Gjykatës Penale, Vladimir Pançevski dhe prokurorja nga Prokuroria e Shkupit, Lidija Raiçeviq.
Pas seancës së Qeverisë, dy ditë më parë, zëdhënësja e qeverisë, Marija Miteva, kumtoi se është marrë një përfundim lidhur me pesë kandidaturat për Prokuror shtetëror publik, procesi kalon në fazën tjetër ligjore – dorëzimin e dokumentacionit të plotë te Këshilli i Prokurorëve Publikë. Sipas dispozitave ligjore, Këshilli ka një afat prej 15 ditësh për t’i dorëzuar Qeverisë mendimin për secilin nga kandidatët.
Pas marrjes së mendimit nga Këshilli, Qeveria duhet të përgatisë një propozim dhe ta dorëzojë në Kuvend, ku me 61 vota zgjidhet Prokurori i ri i shtetëror publik.
Në këtë procedurë zbatohet rendi i përcaktuar me Ligjin për Prokurorinë Publike. Nëse Këshilli nuk dorëzon mendim pozitiv për asnjë kandidat, Qeveria nuk mund të propozojë zgjedhjen, dhe Kuvendi duhet të shpallë një shpallje të re.
Procedura vjen pas dorëheqjes së Prokurorit të mëparshëm shtetëror, Ljupço Kocevski, i cili e dorëzoi në dhjetor të vitit të kaluar, pas së cilës funksionin u.d prokuror shtetëror publik e kryen Anita Topolova-Isajlovska, por më së shumti deri 6 muaj, prandaj zgjedhja e një mbajtësi të ri të funksionit lshtë e domosodoshme brenda afatit të përcaktuar.
Besimi e shtyu seancën e sotme të Këshillit për kohë të pacaktuar për shkak të mungesës së kuorumit për punë.
Për seancën e sotme ishin parashikuar disa pika, përfshirë edhe procesverbalin e Komisionit për procedurën e sigurimit dhe garantimit të pavarësisë së prokurorëve, të dorëzuar nga prokurorja Lençe Ristovska.
Këshilli duhej të vendoste edhe për dy çështje disiplinore, si dhe duhej të merrte vendime për shpalljen e konkurseve për zgjedhjen e prokurorëve në Prokuroritë Themelore Publike në Resen, Kriva Pallankë dhe Koçan.
tag_katrorimaqedoni_2