Përfshirja e Mandelson në dosjen “Epstein”, kryeministri britanik: Ai tradhëtoi vendin tonë - Gazeta Express
string(87) "perfshirja-e-mandelson-ne-dosjen-epstein-kryeministri-britanik-ai-tradhetoi-vendin-tone"

Lajme

Gazeta Express

05/02/2026 7:54

Përfshirja e Mandelson në dosjen “Epstein”, kryeministri britanik: Ai tradhëtoi vendin tonë

Lajme

Gazeta Express

05/02/2026 7:54

Qeveria britanike ka bërë një hap pas presionit të opozitës dhe anëtarëve të laburistëve në pushtet, për publikimin e të dhënave që lidhen me politikanin Mandelson, i cili u shfaq në dosjen e pedofilit famëkeq Epstein.

Dokumentet e emërimit të Mandelson, si ambasador në Uashington, në vitin 2024 do t’i dorëzohen një komiteti të posaçëm të parlamentit për t’i verifikuar. Qeveria britanike kishte refuzuar më herët me argumentin e ruajtjes së të dhënave të sigurisë kombëtare.

Më herët, kryeministri Keir Starmer tha se ishte penduar për detyrën që i kishte dhënë Mandelson 2 vite më parë.

“Mandelson tradhtoi vendin tonë, Parlamentin dhe partinë time. Z. Kryetar, ai gënjeu vazhdimisht ekipin tim kur u pyet për marrëdhënien e tij me Epstein para dhe gjatë mandatit të tij si ambasador. Më vjen keq që e emërova.”

Mandelson kishte marrë pagesa nga bankieri famëkeq Epstein, si dhe i kishte dërguar atij dokumente qeveritare gjatë kohës që ishte sekretar biznesi rreth 15 vite më parë.

Të tjera materiale nga dosja tregojnë gjithashtu pamje të papublikuara më parë, përfshirë ato të trupit të pajetë të Jeffrey Epstein dhe qelisë ku ai i dha fund jetës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement