Avokati kosovar: Jo Kushtetuesja, por partia fituese mund ta bllokojë sërish Kuvendin - Gazeta Express
string(83) "avokati-kosovar-jo-kushtetuesja-por-partia-fituese-mund-ta-bllokoje-serish-kuvendin"

Lajme

Gazeta Express

05/02/2026 7:18

Avokati kosovar: Jo Kushtetuesja, por partia fituese mund ta bllokojë sërish Kuvendin

Lajme

Gazeta Express

05/02/2026 7:18

Avokati, Hasan Shala ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese nuk e bllokon funksionimin e Kuvendit të Kosovës edhe në rast se nuk zgjidhet nënkryetari i pestë nga radhët e komunitetit serb.

Megjithatë, sipas tij, Kuvendi mund të përballet sërish me bllokadë nëse partia në pushtet vazhdon, siç u shpreh ai, me “mentalitetin bllokues” që ka shfaqur deri më tani.

Shala, në Tëvë1, ka theksuar se proceset institucionale nuk mund të bllokohen për një pozitë që, sipas tij, nuk ka ndonjë rëndësi thelbësore.

“Unë mendoj se mund të ketë bllokadë vetëm nëse vazhdon mentaliteti që e ka pasur deri tani partia fituese. Gjykata Kushtetuese nuk e bllokon Kuvendin. Kuvendi ka edhe parti të tjera, por ato nuk i kanë votat që i ka Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka fituar 51 për qind të votave. Këta mund ta konstituojnë Kuvendin, ta zgjedhin Qeverinë dhe të vazhdojnë deri te zgjedhja e presidentes apo presidentit, sepse i kanë votat e nevojshme, mirëpo procedurat duhet të zbatohen. Në demokraci, procedurat janë të përcaktuara dhe nuk mund të shkelen. Ato janë të sanksionuara me rregulloren e Kuvendit dhe duhet të respektohen për aq kohë sa janë në fuqi. Nuk mund të ketë bllokadë për një pozitë që nuk ka kurrfarë vlere”, ka deklaruar Shala.

Advertisement
Advertisement
Advertisement