“Kur na mbyllen dyert në Serbi, i hapim në Washington”, Kamberi takime në DASH për të drejtat e shqiptarëve të Luginës - Gazeta Express
string(114) "kur-na-mbyllen-dyert-ne-serbi-i-hapim-ne-washington-kamberi-takime-ne-dash-per-te-drejtat-e-shqiptareve-te-lugines"

Lajme

Gazeta Express

04/02/2026 23:13

“Kur na mbyllen dyert në Serbi, i hapim në Washington”, Kamberi takime në DASH për të drejtat e shqiptarëve të Luginës

Lajme

Gazeta Express

04/02/2026 23:13

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, njofton se sot në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, zhvilloi takim zyrtar me Daniel J. Lawton, Zëvendës-Ndihmës Sekretar për Evropë dhe Euroazi, si dhe me Joe Farbeann, përgjegjës për Serbinë.

Në këtë takim, ai tha se e çoi “drejtpërdrejt zërin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, për diskriminimin sistemik, pasivizimin e adresave, përjashtimin nga institucionet dhe politikat shtetërore të Beogradit që synojnë zhdukjen tonë administrative”, shprehet ai.

“Kjo përpjekje po realizohet me mbështetjen e fuqishme të miqve tanë në SHBA, në veçanti Faton Bislimit nga Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe Gino Mulliqi, të cilët kanë qenë ura jonë e drejtpërdrejtë drejt institucioneve amerikane”, shkruan Kamberi.

“Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë”, shprehet Kamberi.

“Kur na mbyllen dyert në Serbi, i hapim në Uashington”, ka thënë deputeti Kamberi.

Postimi i plotë:

Advertisement
Advertisement
Advertisement