Zyrtari i Vetëvendosjes, Agim Bahtiri, ka dalë kundër akrgjykimit të Gjykatës Kushtetuese i cili për rastin e ankesës së Listës Serbe për zgjedhjen e Nenad Rashiq si nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga komuniteti serb, konstatoi se ishte në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit të Kosovës.
Agim Bahtiri shkroi se “vendimi i Gjykatës Kushtetuese që na imponon përfaqësim nga Lista Serbe është i padrejtë dhe cenon vullnetin sovran të qytetarëve të Kosovës”.
Sipas tij, “s’pranojmë diktat politik që minon shtetin dhe demokracinë”.
“Është absurde që nënkryetar i Kuvendit të Kosovës të vjen dikush nga ajo listë që përfaqëson terrorizëm e jo civilizim”, është shprehur ai.