Konkurrenca ushtarake me Kinën, SHBA-të do bashkëpunojnë me Turqinë për të ndërtuar anije luftarake! - Gazeta Express
string(98) "konkurrenca-ushtarake-me-kinen-shba-te-do-bashkepunojne-me-turqine-per-te-ndertuar-anije-luftarake"

Lajme

Gazeta Express

04/02/2026 19:37

Konkurrenca ushtarake me Kinën, SHBA-të do bashkëpunojnë me Turqinë për të ndërtuar anije luftarake!

Lajme

Gazeta Express

04/02/2026 19:37

SHBA-të duket se po zhvillojnë bisedime me Turqinë për ndërtimin e anijeve luftarake, me qëllim zgjerimin e flotës së saj detare, mes intensifikimit të konkurrencës ushtarake me Kinën.

Lajmi u publikua nga mediat “Hurriyet” dhe “Middle East Eye”.

Sipas këtyre raporteve, bisedimet mbulojnë prokurimin e komponentëve të anijeve, ndërtimin e mundshëm të fregatave dhe adresimin e “pengesave” në kapacitetin prodhues të Marinës Amerikane.

Zyrtarët thanë se kontaktet filluan vitin e kaluar dhe vazhdojnë në vitin e ri, ndërsa po vlerësohen modele të ndryshme bashkëpunimi.

Duke cituar të njëjtat burime, Middle East Eye pohon se diskutimet mbuluan prokurimin e komponentëve të anijeve, ndërtimin e mundshëm të fregatave dhe modelet e prodhimit që mund të mbështesin Marinën Amerikane.

Gjithashtu thuhet se përmbajtja e diskutimeve u formësua brenda kuadrit të rregulloreve ligjore të SHBA-së dhe politikave të industrisë së mbrojtjes.

Ankaraja ka arritur kapacitet të konsiderueshëm prodhimi në sektorin e ndërtimit të anijeve në vitet e fundit. Kantierët detarë turk kanë kapacitetin për të prodhuar më shumë se 30 anije njëkohësisht për marinat turke dhe pakistaneze.

Kjo e ka bërë Turqinë një fuqi të madhe detare, në shkallë rajonale dhe globale, përshkruajnë botimet e lartpërmendura.

Industria turke e mbrojtjes ka zhvilluar disa dizajne anijesh vendase në kuadër të projektit MİLGEM, programit kombëtar të anijeve luftarake të Turqisë.

Zyrtarët amerikanë thanë se këto dizajne kanë fleksibilitetin për t’u përshtatur me nevojat e marinave të ndryshme. U vu re se programi ka rritur përvojën inxhinierike të Turqisë në platformat detare.

Zyrtarët amerikanë thuhet se kanë shqyrtuar nëse Turqia mund të furnizonte pjesë për anije. Gjithashtu u diskutua mundësia që Ankaraja të ndihmojë Marinën Amerikane në ndërtimin e fregatave shtesë. /Panorama

Advertisement
Advertisement
Advertisement