Ndihma e Erdoganit çon Kanté te Fenerbahçe - Gazeta Express
string(42) "ndihma-e-erdoganit-con-kante-te-fenerbahce"

Sport

Gazeta Express

04/02/2026 17:48

Ndihma e Erdoganit çon Kanté te Fenerbahçe

Sport

Gazeta Express

04/02/2026 17:48

Mesfushori francez N’Golo Kanté është zyrtarisht pjesë e Fenerbahçes, pas finalizimit të marrëveshjes me klubin saudit Al-Ittihad.

Transferimi u realizua pas zhbllokimit të çështjeve politike mes Turqisë dhe Arabisë Saudite, ku thuhet se presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ndërhyri personalisht gjatë vizitës së tij në Riad për të lehtësuar procedurat.

Kanté, kampion bote me Francën, vjen në Fenerbahçe pas një sezoni të suksesshëm në Arabinë Saudite, ku me Al-Ittihad fitoi kampionatin dhe Kupën e Mbretit, duke regjistruar 4 gola dhe 4 asistime në 35 paraqitje.

Me eksperiencën dhe cilësinë e tij në mesfushë, Kanté pritet të forcojë ndjeshëm repartin qendror të Fenerbahçes dhe të japë kontribut të menjëhershëm në objektivat e klubit për sezonin e ri. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement