Eksperti i sigurisë kibernetike Kastriot Fetahaj ka sqaruar në emisionin Kosova Live se emri i Behgjet Pacolli është përmendur padrejtësisht në lidhje me dosjen Jeffrey Epstein, pa pasur asnjë provë apo implikim real.
Ai theksoi se përfshirja e emrit të Pacollit ka ardhur vetëm si referencë teknike brenda dokumenteve, konkretisht përmes një emaili ku një person pyet “kush është Behgjet Pacolli?” dhe i bashkëngjitet një video e tij.
Sipas Fetahajt, kjo nuk përbën asnjë lidhje me çfarëdo skandali seksual apo abuzimi me të mitur.
“Është shumë e rrezikshme të lakohet emri i dikujt vetëm pse figuron në një komunikim të rastësishëm. Në rastin e Pacollit nuk ka asnjë implikim, vetëm një përmendje informuese”, u shpreh ai.
Eksperti apeloi që media dhe publiku të mos nxjerrin përfundime të nxituara, pasi përmendjet pa kontekst mund të dëmtojnë padrejtësisht reputacionin e individëve.
Video nga intervista: