Çfarë ndodhi me mostrat e trurit? Dosja “Epstein” hap hetime, Ministria flet në Kosova Live - Gazeta Express
string(87) "cfare-ndodhi-me-mostrat-e-trurit-dosja-epstein-hap-hetime-ministria-flet-ne-kosova-live"

Lajme

Gazeta Express

04/02/2026 17:06

Çfarë ndodhi me mostrat e trurit? Dosja “Epstein” hap hetime, Ministria flet në Kosova Live

Lajme

Gazeta Express

04/02/2026 17:06

Në emisionin Kosova Live, këshilltari i Ministrit të Shëndetësisë Fadil Cana ka dhënë detaje të reja lidhur me çështjen e njohur si “Dosja Epstein”, që ka ngritur dyshime për dërgimin e mostrave të trurit të personave të vdekur nga Maqedonia e Veriut drejt Shteteve të Bashkuara.

Ai bëri të ditur se është krijuar një komision urgjent për të shqyrtuar rastin.

“Kemi krijuar një komision. Deri tani kemi arritur të konfirmojmë se ka pasur një bashkëpunim institucional që nga viti 1996, ndërmjet institucioneve të atëhershme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Columbia University,” u shpreh ai.

Sipas tij, ndërmjetësues i këtij bashkëpunimi ka qenë një profesor ligjërues në Universitetin Columbia, ndërsa projekti ka qenë pjesë e një hulumtimi ndërkombëtar shkencor mbi trurin e njeriut.

Megjithatë, ai theksoi se Ministria e Shëndetësisë nuk ka kompetenca të plota për një hetim të thelluar, pasi marrëveshja e asaj kohe është realizuar përmes Akademisë së Shkencave dhe Arteve.

Për më shumë detaje, ndiqni intervistën e plotë në Kosova Live:

Advertisement
Advertisement
Advertisement