IPK rekomandon suspendimin e një polici në Fushë Kosovë, sa ishte jashtë detyrës zyrtare u përfshi në një incident - Gazeta Express
string(113) "ipk-rekomandon-suspendimin-e-nje-polici-ne-fushe-kosove-sa-ishte-jashte-detyres-zyrtare-u-perfshi-ne-nje-incident"

Lajme

Gazeta Express

04/02/2026 15:59

IPK rekomandon suspendimin e një polici në Fushë Kosovë, sa ishte jashtë detyrës zyrtare u përfshi në një incident

Lajme

Gazeta Express

04/02/2026 15:59

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se ka rekomanduar suspendimin e një polici në Fushë Kosovë pasi dyshohet për veprën penale “Sulm”.

I dyshuari ka qenë jashtë detyrës zyrtare kur ka ndodhur incidenti.

“Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e  Departamentit të Hetimeve i kanë rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një zyrtari policor i angazhuar në Stacionin Policor të Fushë Kosovës. Hetimet ndaj zyrtarit policor  janë duke u zhvilluar në drejtim të veprës penale “Sulm” kurse pas konsultave me prokurorinë rasti  do të trajtohet në procedurë të rregullt. Incidenti raportohet të ketë ndodhur pas mesnatës në Fushë Kosovë kurse zyrtari policor i përfshirë si i dyshuar në këtë rast ka qenë jashtë detyrës zyrtare. Hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti.”

Advertisement
Advertisement
Advertisement