Kurti paralajmëron ndryshime për emrat e ministrave, zgjedhja e kreut të shtetit thotë se mbetet "hap i katërt" - Gazeta Express
string(108) "kurti-paralajmeron-ndryshime-per-emrat-e-ministrave-zgjedhja-e-kreut-te-shtetit-thote-se-mbetet-hap-i-katert"

Lajme

Gazeta Express

04/02/2026 15:17

Kurti paralajmëron ndryshime për emrat e ministrave, zgjedhja e kreut të shtetit thotë se mbetet “hap i katërt”

Lajme

Gazeta Express

04/02/2026 15:17

Edhe një muaj na ndan nga përfundimi i afatit për zgjedhjen e presidentit të ri, gjë e cila duhet të realizohet më së largu me 4 mars. Pavarësisht gatishmërisë e dëshirës së Vjosa Osmanit, që të ketë edhe një mandat të dytë, partitë s’kanë dhënë shenja se mund ta përkrahin atë edhe për një pesë vjeçar tjetër.

Lidhur me këtë temë është pyetur sot kryeministri në detyrë, Albin Kurti. Ky i fundit, ka thënë se çështja e presidentit, mbetet ‘’hapi i katërt’’, porse, ka shtuar se edhe në këtë pike ‘’do të ecim mbarë’’.

“Njëherë këto tre hapa do t’i përmbyllim, pastaj edhe te hapi i katërt do të ecim mbarë e mirë”, tha ai.

Lideri i VV’së, e cila ka fituar 57 mandate, ka folur edhe për kabinetin e ri qeveritar. Për këtë, Kurti ka paralajmëruar se do të ketë shumë prej emrave që janë propozuar vitin e kaluar, porse, do të ketë edhe emra të tjerë.

“Do të ketë shumë prej emrave që tashmë i kam prezantuar unë dhe Glauk Konjufca vjeshtën e vitit të kaluar, mirëpo nuk do të jenë identikë. Do të ketë edhe emra të tjerë. Ne po përgatitemi që së pari ta konstituojmë Kuvendin dhe sa më shpejt ta formojmë qeverinë, sepse, siç e dini, kemi tri marrëveshje ndërkombëtare me Bankën Botërore dhe njëkohësisht e kemi edhe planin e rritjes me Bashkimin Evropian, që është 882.6 milionë euro dhe që duhet sa më parë ta miratojmë në Kuvendin e Republikës, pa harruar që kemi më së shumti përgjegjësi, obligim, por do të thosha edhe preferencë, e ky është buxheti për vitin 2026. Ju e dini që me 1/12 qeveria në detyrë mund të vazhdojë veç edhe për muajin shkurt, për muajin mars nuk mund të vazhdohet kësisoj. Andaj, në muajin shkurt duhet ta kemi të përmbyllur edhe çështjen e buxhetit”, tha Kurti sot.

Advertisement
Advertisement
Advertisement