KRM Pastrimi largon mbeturinat inerte nga kontejnerët, paralajmërohen gjoba për shkelësit - Gazeta Express
string(88) "krm-pastrimi-largon-mbeturinat-inerte-nga-kontejneret-paralajmerohen-gjoba-per-shkelesit"

Lajme

Gazeta Express

04/02/2026 14:40

KRM Pastrimi largon mbeturinat inerte nga kontejnerët, paralajmërohen gjoba për shkelësit

Lajme

Gazeta Express

04/02/2026 14:40

Kryeshefi Ekzekutiv i KRM Pastrimit, Petrit Reçica, ka bërë të ditur se ekipet e ndërmarrjes kanë nisur largimin e mbeturinave inerte dhe vëllimore që, sipas tij, po hidhen padrejtësisht në kontejnerët e amvisërisë, në lagje dhe në hapësira publike në të gjitha zonat e Prishtinës.

“Po i largojmë mbeturinat inerte dhe vëllimore që po hidhen padrejtësisht në kontejnerët e amvisërisë, në lagje dhe në hapësira publike në të gjitha lagjet e Prishtinës,” ka shkruar Reçica.

Ai ka dërguar një mesazh paralajmërues për qytetarët dhe bizneset që hedhin mbeturina në mënyrë të paligjshme, duke theksuar se këto veprime përbëjnë shkelje ligjore.

“Të hedhësh mbetje si copa sfungjeri, lëkure, tekstili, apo mbetje nga restorante peshku dhe kasapë mishi në kontejnerët e dedikuar për amvisëri është shkelje e ligjit dhe së shpejti do të dënohen me gjobë,” ka theksuar ai.

Reçica ka shtuar se hedhja e pakontrolluar e këtyre mbeturinave ka pasoja direkte në mjedis.

“Këto veprime dëmtojnë mjedisin,” ka deklaruar Kryeshefi Ekzekutiv i KRM Pastrimit.

Në fund, ai ka falënderuar punëtorët e ndërmarrjes dhe partnerët për angazhimin e tyre të përditshëm në terren.

“Falënderim i veçantë për punëtorët e KRM Pastrimi, të cilët çdo ditë po punojnë për ta mbajtur qytetin të pastër. Po ashtu, falënderoj partnerët tanë nga Gjelbër dhe NPB për bashkëpunimin dhe mbështetjen në terren,” ka përfunduar Reçica.

Advertisement
Advertisement
Advertisement