“I dashur Jeffrey, linda një vajzë dhe hëngra cheeseburger!”: Dosja “Epstein”, mesazhi nga një grua e panjohur - Çfarë nënkuptonin emrat e ushqimeve? - Gazeta Express
string(138) "i-dashur-jeffrey-linda-nje-vajze-dhe-hengra-cheeseburger-dosja-epstein-mesazhi-nga-nje-grua-e-panjohur-cfare-nenkuptonin-emrat-e-ushqimeve"

Lajme

Gazeta Express

04/02/2026 14:14

“I dashur Jeffrey, linda një vajzë dhe hëngra cheeseburger!”: Dosja “Epstein”, mesazhi nga një grua e panjohur – Çfarë nënkuptonin emrat e ushqimeve?

Lajme

Gazeta Express

04/02/2026 14:14

Që prej të premtes së kaluar, kur u publikuan më shumë se 3 milionë faqe nga arkivat e Jeffrey Epstein, lajmet që dalin nga dokumentet variojnë nga krimet ekstreme seksuale deri te detajet e preferencave të tij ushqimore, të cilat rrjeti social dhe interneti i lidh me teori konspirative.

Në një hapësirë më të “mesme” mes këtyre ekstremeve, një mesazh bie në sy. Mesazhi duket se është dërguar nga një grua, identiteti i së cilës nuk është i njohur, që komunikoi me Epstein në dhjetor 2009, duke e informuar për lindjen e fëmijës së saj.

Në mesazh thuhet: “I dashur Jeffrey, të dielën në mbrëmje solla në jetë një fëmijë të vogël grek (vajzë). Peshonte 7 paund (3,2 kg). Bëra epidural dhe e solla në jetë për 40 minuta. Menjëherë pas lindjes hëngra një cheeseburger të madh. Është shumë e qetë.”

Megjithëse mesazhi flet për një bebe, ai duket se ka shkaktuar reagime në mbarë botën, ku shumë përdorues në rrjetet sociale që theksojnë se përdorimi i fjalës “cheeseburger” nuk është rastësor.

Sipas regjistrimeve që mbështeten në analizën e të dhënave të plotë, termat që lidhen me ushqimin shfaqen me densitet të pazakontë. Për shembull:

“pasta” (makarona) shfaqet 428 herë,

“pizza” rreth 900 herë,

“cheese” (djathë) mbi 1.140 herë.

Në të njëjtat dokumente përmendet edhe termi “Pizzagate”, një teori konspirative që kishte dalë në vitin 2016 gjatë fushatës zgjedhore në SHBA, bazuar në email-e të hakuara të John Podesta, një zyrtar i lartë i Partisë Demokratike. Sipas kësaj teorie, disa piceri në Uashington dhe restorante të tjera lidhen me rrjete trafikimi dhe abuzimi seksual ndaj fëmijëve.

Edhe pse atëherë u konsiderua e pabazuar nga shumica e mediave, dokumentet e reja që lidhen me Epstein duket se rikthejnë diskutimin, duke i dhënë disa përdoruesve një këndvështrim të ri mbi dyshimet e vjetra.

Në dokumente përmendet edhe John Podesta, pa i atribuar një përfshirje direkte. Emri i tij shfaqet në një komunikim midis Peter Mandelson dhe Epstein, ku përshkruhet si drejtues i një “think tank-u” të fuqishëm të lidhur me Demokratët.

Megjithatë, prezenca e emrit të tij, në kombinim me dëshmi nga viktimat që flasin për tortura, ka nxitur përdoruesit e rrjeteve sociale të krijojnë lidhje të reja me rastet e diskutueshme të së kaluarës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement