Arrestohen tre të dyshuar për shitblerje narkotikësh, iu gjetën 47 qese me drogë - Gazeta Express
string(79) "arrestohen-tre-te-dyshuar-per-shitblerje-narkotikesh-iu-gjeten-47-qese-me-droge"

Lajme

Gazeta Express

04/02/2026 13:15

Arrestohen tre të dyshuar për shitblerje narkotikësh, iu gjetën 47 qese me drogë

Lajme

Gazeta Express

04/02/2026 13:15

Policia në Mitrovicën e Jugut ka arrestuar tre të dyshuar për shitblerje narkotikësh.

Atyre u janë gjetur 47 qese me substancë të dyshuar narkotike, me peshë të përgjithshme prej 40.84 gram.

“Njësitet policore të Stacionit Policor  Jugu në Mitrovicë, në bashkëpunim me hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN), gjatë natës së datës 04 shkurt 2026, kanë arrestuar tre persona të dyshuar për veprën penale: “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Arrestimi i të dyshuarve është realizuar në dy lokacione në Mitrovicë. Gjatë kontrollit, tek të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar 47 qese me substancë të dyshuar narkotike, me peshë të përgjithshme prej 40.84 gram.”

Atyre u është caktuar masa e ndalimit policor.

Advertisement
Advertisement
Advertisement