Viktimat e Epstein arrijnë marrëveshje për mbrojtje të identitetit - Gazeta Express
string(66) "viktimat-e-epstein-arrijne-marreveshje-per-mbrojtje-te-identitetit"

Lajme

Gazeta Express

04/02/2026 13:08

Viktimat e Epstein arrijnë marrëveshje për mbrojtje të identitetit

Lajme

Gazeta Express

04/02/2026 13:08

Avokatët e viktimave të Jeffrey Epstein arritën një marrëveshje me Departamentin e Drejtësisë për të mbrojtur identitetet e gati 100 grave, pas publikimit të miliona dokumenteve javën e kaluar.

Gjykatësi Richard Berman anuloi një seancë të planifikuar për të mërkurën, pasi avokatët njoftuan për “diskutime konstruktive” me qeverinë. Sipas Associated Press, avokatët kishin paralajmëruar se shumë emra dhe të dhëna personale të grave që u abuzuan seksualisht nga Epstein nuk ishin fshehur siç duhet, transmeton KosovaPress.

Gabimet përfshinin foto nudo dhe informacione të tjera personale të viktimave. Departamenti i Drejtësisë tha se kishte përmirësuar protokollet dhe kishte hequr materialet e ndjeshme. Avokatët gjithashtu kërkuan që faqja e Departamentit të Drejtësisë të monitorohej për të parandaluar gabime të reja.

Shumica e dokumenteve lidhen me hetimet ndaj Epstein dhe ish-partneres së tij, Ghislaine Maxwell, e cila po kryen dënimin 20-vjeçar. Epstein ka vdekur në burg në gusht 2019, ndërsa priste gjykimin për trafikim seksual. Vdekja e tij është raportuar si vetëvrasje.

Viktimat dhe avokatët e tyre e përshkruan publikimin e dokumenteve si një rrezik të madh për sigurinë e tyre, duke thënë se disa kishin marrë edhe kërcënime me vdekje.

Advertisement
Advertisement
Advertisement