Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka autorizuar policinë që të intervistojë fisa persona të dyshuar në Obiliq për keqpërdorim të votave për kandidatët për deputetë.
“Me datë 04.02.2026, Prokuroria ka autorizuar Policinë e Kosovës për intervistimin e disa personave të dyshuar në Komunën e Obiliqit, lidhur me dyshimet për keqpërdorime apo falsifikime gjatë procesit të numërimit të votave të kandidatëve të subjekteve politike.”
Të dyshuarit, pas intervistimit, janë liruar në procedurë të rregullt, derisa hetimet po vazhdojnë.
“Pas intervistimit, personat e dyshuar janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet janë duke vazhduar me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të rastit. Prokuroria Themelore në Prishtinë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka theksuar se mbeten të përkushtuara në luftën e kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin.”