Gjini pret në takim përfaqësuesin slloven për Ballkanin Perëndimor: U diskutua për zhvillimet politike në vend - Gazeta Express
string(109) "gjini-pret-ne-takim-perfaqesuesin-slloven-per-ballkanin-perendimor-u-diskutua-per-zhvillimet-politike-ne-vend"

Lajme

Gazeta Express

04/02/2026 12:34

Gjini pret në takim përfaqësuesin slloven për Ballkanin Perëndimor: U diskutua për zhvillimet politike në vend

Lajme

Gazeta Express

04/02/2026 12:34

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka pritur në takim delegacionin slloven, i përbërë nga  Anžej Frangeš, Përfaqësues Special i Republikës së Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor,  Borut Blaj, Ambasador i Republikës së Sllovenisë në Kosovë, si dhe zEliška Kersnič Žmavc, Shefe e Departamentit për Zgjerim dhe Evropën Juglindore në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës së Sllovenisë.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe rajon, sfidat me të cilat përballet vendi, si dhe për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë.

Gjini vlerësoi lart përkrahjen e vazhdueshme dhe të pakursyer të Republikës së Sllovenisë për Kosovën, veçanërisht në proceset integruese dhe në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar.

Advertisement
Advertisement
Advertisement