Ulutas: Çdo operacion me dron kërkon njoftim paraprak dhe aprovim të qartë nga KFOR-i - Gazeta Express
string(84) "ulutas-cdo-operacion-me-dron-kerkon-njoftim-paraprak-dhe-aprovim-te-qarte-nga-kfor-i"

Lajme

Gazeta Express

04/02/2026 12:34

Ulutas: Çdo operacion me dron kërkon njoftim paraprak dhe aprovim të qartë nga KFOR-i

Lajme

Gazeta Express

04/02/2026 12:34

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutas, në një intervistë për KO është pyetur edhe për dronët që tashmë ka vënë në dispozicion Forca e Sigurisë së Kosovës.

Ai ka thënë se përgjegjës menaxhimi i hapësirës ajrore mbi Kosovës është nën përgjegjësinë e KFOR-it.

Kreu i KFOR-it ka thënë se cilido operacion me mjete ajrore pa pilot, kërkon njoftim paraprak të aprovim të qartë nga KFOR-i. Ulutas gjithashtu ka deklaruar se FSK në Veri mund të veprojë vetëm me pëlqimin e tij si komandant i KFOR-it.

“Menaxhimi i hapësirës ajrore mbi Kosovën është nën përgjegjësinë e Komandantit të KFOR-it, në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999. Gjatë viteve, Komandantët e KFOR-it e kanë kryer me sukses këtë rol të rëndësishëm, ndër të tjera falë bashkëpunimit të mirë me institucionet në Kosovë, i cili ka mundësuar harmonizimin e përdorimit ushtarak dhe civil të hapësirës ajrore. Përdorimi i të gjitha kategorive të mjeteve ajrore pa pilot i nënshtrohet rregullave të rrepta dhe zonave të lëvizjes së kufizuar. Çdo operacion me mjete ajrore pa pilot kërkon njoftim paraprak dhe miratim të qartë nga KFOR-i. Sa i përket Forcës së Sigurisë së Kosovës, në përputhje me angazhimet ekzistuese midis NATO-s dhe Prishtinës, FSK-ja mund të veprojë në veri të Kosovës vetëm me pëlqimin paraprak të Komandantit të KFOR-it”, ka thënë ai./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement