Gjykata e Apelit në Peruxhia ka urdhëruar arrest shtëpiak për 55-vjeçarin shqiptar të arrestuar më 17 janar në Ferro di Cavallo, me 1,085 gramë kokainë.
Vendimi u mor dje (3 shkurt), pas një seance dëgjimore ku mori pjesë avokatja e të dyshuarit, Daniela Paccoi.
Pasi u përpoq të largohej nga karabinierët në Via delle Caravelle, ai hodhi “një qese të madhe që përmbante substancën narkotike” nga dritarja e mjetit “Fiat Panda” të tij, në Via Cristoforo Colombo, informon media italiane.
Ai u ndalua nga patrulla e njësisë pranë supermarketit Eurospin, në zonë, gjatë ndjekjes që rrezikoi edhe efektivët.