Haradinaj në Kongresin Amerikan, publikon një copëz të bisedës me kongresistin republikan: Jemi gati të hyjmë në NATO - Gazeta Express
string(115) "haradinaj-ne-kongresin-amerikan-publikon-nje-copez-te-bisedes-me-kongresistin-republikan-jemi-gati-te-hyjme-ne-nato"

Lajme

Gazeta Express

04/02/2026 9:29

Haradinaj në Kongresin Amerikan, publikon një copëz të bisedës me kongresistin republikan: Jemi gati të hyjmë në NATO

Lajme

Gazeta Express

04/02/2026 9:29

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj njoftoi për një takim me kongresistin republikan, Pete Sessions.

Gjatë vizitës në Kongresin Amerikan, ai tha se ka kërkuar “mbështetjen e Presidentit Trump dhe të Kongresit Amerikan për anëtarësimin e Kosovës në NATO”.

Në një video të publikuar në faqen e tij në Facebook, Haradinaj i thotë Sessions se Kosova është krenare me partneritetin me SHBA-në.

“Unë besoj se jemi gati t’i bashkohemi Shteteve të Bashkuara në të gjitha aspektet e angazhimit të tyre global, përfshirë edhe duke u bërë anëtar i NATO-s”, dëgjohet duke i thënë Haradinaj.

Ndërkaq Sessions, paraprakisht, thotë se në Washington duhet të bëjnë “punë më të mirë” për ta theksuar këtë, dhe se ai personalisht është i angazhuar.

Advertisement
Advertisement
Advertisement