Osmani në “India Today”: Sa më shumë gra në politikë, aq më e qëndrueshme paqja - Gazeta Express
string(75) "osmani-ne-india-today-sa-me-shume-gra-ne-politike-aq-me-e-qendrueshme-paqja"

Lajme

Gazeta Express

04/02/2026 7:47

Osmani në “India Today”: Sa më shumë gra në politikë, aq më e qëndrueshme paqja

Lajme

Gazeta Express

04/02/2026 7:47

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi se përfshirja e grave në proceset e paqes dhe vendimmarrjes politike sjell rezultate më të shpejta, më gjithëpërfshirëse dhe më të qëndrueshme.

Këto deklarime, Osmani i bëri në një intervistë për “India Today”, ku presidentja theksoi se gratë kanë një rol kyç në ndërtimin e paqes dhe stabilitetit.

Sipas Osmanit, gratë sjellin perspektiva të reja dhe qasje më bashkëpunuese në zgjidhjen e konflikteve.

“Sa më shumë gra në tryezë, aq më shpejt vjen paqja dhe aq më gjatë zgjat ajo” u shpreh Osmani.

Mes të tjerash, Osmani foli edhe për përvojën e saj personale si udhëheqëse shtetërore, duke nënvizuar se sfidat për gratë në politikë vazhdojnë të jenë të pranishme, por se përfaqësimi i tyre është thelbësor për demokraci funksionale dhe institucione më të forta.

Presidentja u shpreh se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj barazisë gjinore dhe fuqizimit të grave, si në politikën e brendshme ashtu edhe në diplomacinë ndërkombëtare, duke e konsideruar këtë si një element kyç për paqe dhe zhvillim afatgjatë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement