Spiropali u prit nga Brian Mast në Washington, folën edhe për perspektivën euro-atlantike të Kosovës - Gazeta Express
string(99) "spiropali-u-prit-nga-brian-mast-ne-washington-folen-edhe-per-perspektiven-euro-atlantike-te-kosoves"

Lajme

Gazeta Express

04/02/2026 7:26

Spiropali u prit nga Brian Mast në Washington, folën edhe për perspektivën euro-atlantike të Kosovës

Lajme

Gazeta Express

04/02/2026 7:26

Ministrja e Shqipërisë për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, vizitoi mëngjesin e djeshëm Shtëpinë e Bardhë në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjatë vizitës zyrtare atje, Spiropali njofton për takimin edhe me Kryetarin e Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë të Kongresit Amerikan, “veteranin e ushtrisë amerikane Brian Mast, i angazhuar për avancimin e marrëdhënieve SHBA–Shqipëri”.

“Bashkëpunimi në fushën e sigurisë si aleatë në NATO, në misione të përbashkëta ushtarake nga Afganistani në Irak, si dhe angazhimi i përbashkët për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, përfshirë perspektivën euro-atlantike të Kosovës, e bëjnë aleancën tonë edhe më të fortë”, shkroi ministrja.

Advertisement
Advertisement
Advertisement