Mot kryesisht me vransira dhe me erë po parashihet ditën e mërkurë. Më vonë gjatë mbrëmjes aty këtu priten mundësi për riga shiu. Frynë erë juglindore mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme 7-14m/s, relieveve malore me hove mbi 20m/s (70km/h). Temperaturat minimale zbresin në 3C e 4C, ndërsa maksimalet shkojnë deri në 10C e 12C.
Vransirat dominojnë ditën e enjtë, megjithëse herë pas here shfaqen intervale të shkurta me diell. Të premtën, pas mëngjesit me kthjellime dhe kushte për mjegull ultësirave, ditën vransirat shtohen dhe priten reshje të dobëta shiu. Temperaturat shënojnë rritje deri në 12C, të enjtën.
Për të shtunën parashihen më shpesh intervale me diell, por me kalime të vransirave, paraqiten kushte për riga lokale shiu. Maksimalet, parashihet të shkojnë deri në 12C e 14C. Të dielen, sërish më shumë vransira dhe mundësi për shi kohëpaskohe. Minimalet ditëve vijuese luhaten ndërmjet 2C e 5C, njofton Mendimi për Motin