Aktorja fituese e Oscar-it, Meryl Streep, do të portretizojë këngëtaren dhe kantautorën Joni Mitchell në një film biografik të ardhshëm, të regjisuar nga Cameron Crowe, sipas deklaratës së ekzekutivit të industrisë muzikore, Clive Davis.
Davis konfirmoi thashethemet për këtë kastim gjatë festës së tij para Grammy-ve të shtunën, raporton Rolling Stone. Vitin e kaluar, Anya Taylor-Joy u lidh me rolin e Mitchell-it të re, ashtu si edhe Amanda Seyfried, bashkëlojtare me Streep në Mamma Mia!.
Crowe, i njohur më së shumti për dramën muzikore Almost Famous, është angazhuar në këtë projekt prej disa vitesh dhe në 2023 kishte shprehur shpresën që filmi të dalë para vitit 2026.
Ai ka sqaruar se, ndryshe nga filmat e fundit mbi periudha të shkurtra në jetën e Bob Dylan dhe Bruce Springsteen, ky film nuk bazohet në një libër biografik, por në tregimin e vetë Joni Mitchell për jetën e saj.
“Është jeta e Joni-t, jo [e parë] përmes prismës së dikujt tjetër,” tha Crowe. “Është përmes prismës së saj. Janë personazhet që e kanë ndikuar në jetë, disa që i njihni dhe shumë që nuk i dini. Dhe muzika është shumë kinematografike.”
Streep më parë ka marrë dy nominime për Oscar për portretizimin e muzikanteve reale: violinisten Roberta Guaspari në Music of the Heart (1999) dhe karakterin kryesor në Florence Foster Jenkins (2016), për jetën e këngëtares amatore. /GazetaExpress/