Osmani: Kosova mbetet thellësisht mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Zvicrës - Gazeta Express
string(84) "osmani-kosova-mbetet-thellesisht-mirenjohese-per-mbeshtetjen-e-palekundur-te-zvicres"

Lajme

Gazeta Express

03/02/2026 19:09

Osmani: Kosova mbetet thellësisht mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Zvicrës

Lajme

Gazeta Express

03/02/2026 19:09

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me Presidentin e Zvicrës, Guy Parmelin, në kuadër të Samitit Botëror të Qeverisjes, duke e cilësuar atë si një mik të madh të popullit të Kosovës.

Osmani bëri të ditur se pas Davosit, diskutimet janë fokusuar në hapa konkretë drejt thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, ku mërgata kosovare u vlerësua si urë kyçe e këtij partneriteti.

“Takimet në Samitin Botëror të Qeverisjes i vazhduam me Presidentin e Zvicrës, Guy Parmelin, një mik i madh i popullit të Kosovës. Pas Davosit, vazhduam diskutimin për hapa konkret drejt thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona, me mërgatën tonë si urë kyçe e këtij partneriteti”, shkruan Vjosa Osmani në Facebook.

Ajo theksoi se Kosova mbetet thellësisht mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Zvicrës ndër vite.

Advertisement
Advertisement
Advertisement