Më 5 shkurt në Teatrin e Gjilanit luhet premierë shfaqja “Kabare” me regji të Zana Hoxha.
Për shfaqjen:
Joe Masteroff dikur shkroi:
Kishte një kabare, dhe një mjeshtër ceremonish… kishte një qytet me emrin Berlin, në një vend të quajtur Gjermani… dhe ishte fundi i botës.”
Në skenën tonë, historia zhvendoset kështu:
Ka një kabare. Ka një ceremoni-mjeshtër.
Dhe ka një qytet që quhet Prishtinë, në një vend që quhet Kosovë – në vitet e para pas luftës. Një kohë e trazuar, plot shpresa, absurditete, ëndrra dhe zhgënjime. Një botë që kërkon ta gjejë veten mes dritave të skenës dhe errësirës së realitetit.
Nga kjo frymë lind “KABARE 1999” – një shfaqje që e kthen kujtesën kolektive në teatër. Nën regjinë e Zana Hoxhës, kabareja bëhet metaforë e një epoke, një hapësirë ku humori takohet me dhimbjen, ku muzika përballet me heshtjen, dhe ku e kaluara dialogon me të tashmen.
“KABARE 99” nuk është vetëm një premierë – është një rikthim në shpirtin e teatrit si vend i rrëfimit, i kujtesës dhe i rezistencës artistike.
Shfaqja është bashkëprodhim mes Teatrit të Gjilanit dhe organizatës Artpolis.
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...