Më 5 shkurt, nga ora 14:00 në Shtëpinë e Kulturës Llukar, do të shfaqen filma të animuar me program nga Anibar.
STEREOSPACE, në bashkëpunim me ANIBAR, vazhdon me sukses serinë e shfaqjeve të filmave të animuar në fshatin Llukar. Çdo të enjte në ora 14:00, shfaqen në ekran filma të zgjedhur nga Anibar, të dedikuar për nxënësit e vegjël dhe adhuruesit e animacionit.