Një burrë në Gjakovë e lëndon me thikë kushërirën e tij dhe veten - Gazeta Express
string(65) "nje-burre-ne-gjakove-e-lendon-me-thike-kusheriren-e-tij-dhe-veten"

Lajme

Gazeta Express

03/02/2026 15:17

Një burrë në Gjakovë e lëndon me thikë kushërirën e tij dhe veten

Lajme

Gazeta Express

03/02/2026 15:17

Një burrë në Gjakovë ka lënduar veten me thikë dhe kushërirën e tij pas një mosmarrëveshje që kishin.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.

“Rreth orës 11:00, në fshatin Osek Hilë – Gjakovë, është raportuar se një mashkull i moshës madhore, pas një mosmarrëveshjeje ka lënduar veten dhe kushërirën e tij, po ashtu të moshës madhore. Lëndimet dyshohet se janë shkaktuar me mjet të mprehtë  (lëndime të lehta trupore), të dy personat e përfshirë kanë marrë trajtim mjekësor”.

Ajo tha se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

Advertisement
Advertisement
Advertisement