Më 10 shkurt 2026, në ora 19:30, skena e Operës dhe Baletit Kombëtar në Shkup do të mirëpresë operën e parë kosovare: “Goca e Kaçanikut”.
Kjo vepër e kompozuar nga Rauf Dhomi, me regji të mjeshtrit Nikolin Gurakuqi dhe nën dirigjimin e Edon Ramadani, vjen e interpretuar me emocion të veçantë nga Solistët, Kori dhe Orkestra e Operës së Kosovës dhe Baleti Kombëtar i Kosovës.