Aliu: Nuk ka indicie për zgjedhje të parakohshme  - Gazeta Express
string(47) "aliu-nuk-ka-indicie-per-zgjedhje-te-parakohshme"

Maqedoni

Gazeta Express

03/02/2026 9:19

Aliu: Nuk ka indicie për zgjedhje të parakohshme 

Maqedoni

Gazeta Express

03/02/2026 9:19

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, në emisionin “Rishtazi” në KohaCast, deklaroi se nuk ekziston asnjë indikator për zgjedhje të parakohshme. Sipas tij, periudha e fundit ka dëshmuar se ky koalicion dhe kjo qeveri gëzojnë përkrahjen e qytetarëve, ndërsa numrat e konfirmojnë këtë.

Aliu theksoi se qytetarët presin zgjidhje konkrete për problemet dhe se ministritë po punojnë me plane afatgjata. “Disa projekte kërkojnë dy-tre vjet implementim, disa një vit e gjysmë apo dy. Nuk ka asnjë arsye për zgjedhje të parakohshme,” tha ai.

I pyetur nëse është handikap apo përparësi që një inxhinier udhëheq Ministrinë e Shëndetësisë, Aliu u përgjigj se kjo është një çështje që duhet ta vlerësojnë mjekët, qytetarët dhe politika. Ai shtoi se menaxhimi i shëndetësisë kërkon kuptim të buxheteve, planifikim dhe kapacitete njerëzore, ndërsa si inxhinier e sheh këtë si përparësi. “Inteligjenca artificiale, digjitalizimi dhe statistikat janë trendet e reja në shëndetësi. Ky këndvështrim është pozitiv – t’ia lëmë kohës”, tha Aliu.

Advertisement
Advertisement
Advertisement