Manipulimi me vota në Podujevë, Prokuroria e autorizon policinë të mbledhë prova - Gazeta Express
string(79) "manipulimi-me-vota-ne-podujeve-prokuroria-e-autorizon-policine-te-mbledhe-prova"

Lajme

Gazeta Express

02/02/2026 10:40

Manipulimi me vota në Podujevë, Prokuroria e autorizon policinë të mbledhë prova

Lajme

Gazeta Express

02/02/2026 10:40

Prokuroria Themelore në Prishtinë e ka autorizuar Policinë e Kosovës që të mbledhë prova lidhur me dyshimet për manipulimin me vota.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin  publik se  ka autorizuar Policnë e Kosovës, respektivisht, Drejtorinë e Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, për grumbullimin dhe mbledhjen e provave lidhur me dyshimet për kryerjen e veprave penale nga Kapitulli XVIII i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), kundër të Drejtave të Votimit.”

Sipas njoftimit, gjatë numërimit ka pasur “dyshime se janë evidentuar parregullsi, përkatësisht mospërputhje në numrin e votave të kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, pas përfundimit të numërimit të votave në komunën e Podujevës.”.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Policia e Kosovës, mbeten të përkushtuar në luftën kundër kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre qe bien ndesh me ligjin.”

Advertisement
Advertisement
Advertisement