Epoka post-Maduro, Venezuela liron 9 të burgosur të tjerë politikë - Gazeta Express
string(65) "epoka-post-maduro-venezuela-liron-9-te-burgosur-te-tjere-politike"

Lajme

Gazeta Express

01/02/2026 23:36

Epoka post-Maduro, Venezuela liron 9 të burgosur të tjerë politikë

Lajme

Gazeta Express

01/02/2026 23:36

Të paktën nëntë shtetas venezuelas u liruan të dielën nga një burg famëkeq në Karakas, mes tyre edhe aktivisti i njohur i të drejtave të njeriut, Javier Tarazona. Lajmi u konfirmua nga një i afërm i tij, ndërsa familjarët e të burgosurve janë ankuar se procesi i lirimit ka qenë tepër i ngadaltë.

“Pas 1.675 ditësh, katër vitesh dhe shtatë muajsh, më në fund erdhi dita që e prisnim me kaq padurim. Vëllai im, Javier Tarazona, është i lirë”, shkroi José Rafael Tarazona në platformën X. “Liria e njërit është shpresë për të gjithë”.

Sipas Reuters, lirimet e të burgosurve politikë janë përshpejtuar që nga 8 janari, kur Venezuela njoftoi një politikë të re për lirime, pas arrestimit të ish-presidentit Nicolás Maduro nga autoritetet amerikane më 3 janar.

Javier Tarazona është drejtor i organizatës FundaRedes, e cila monitoron shkeljet e kryera nga grupet e armatosura kolumbiane dhe nga ushtria venezuelase përgjatë kufirit mes dy vendeve. Ai u arrestua në korrik të vitit 2021, nën akuzat për terrorizëm dhe komplot. /Panorama

Advertisement
Advertisement
Advertisement