Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK), i janë bashkuar Forcave Tokësore për të kërkuar të riun që dyshohet të jetë zhdukur në lumin Mat në Shqipëri
Forcat Tokësore thnaë se “shpresa nuk shuhet”, FSK është bashkuar në këtë mision.
“Operacioni i kërkimit në lumin Mat vazhdon — shpresa nuk shuhet Prej shumë ditësh, efektivët e b3k të RKV, po vijojnë pa u lodhur dhe pa ndërprerje kërkimet për të riun e zhdukur në lumin Mat. Prej disa ditesh në këtë mision u bashkuan edhe trupat e FSK, duke rritur kapacitetet dhe koordinimin në terren. Me përkushtim, profesionalizëm dhe bashkëveprim, ekipet e përfshira në terren po bëjnë maksimumin. Bashkë, me shpresë dhe mbështetje, deri në fund të këtij operacioni”, thuhet në njoftim. /Gazeta Express
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...