Vdes një i burgosur në Burgun e Sigurisë së Lartë pasi u var në litar, ishte i dënuar për dy raste dhunimi -detaje - Gazeta Express
string(112) "vdes-nje-i-burgosur-ne-burgun-e-sigurise-se-larte-pasi-u-var-ne-litar-ishte-i-denuar-per-dy-raste-dhunimi-detaje"

Lajme

Gazeta Express

01/02/2026 0:01

Vdes një i burgosur në Burgun e Sigurisë së Lartë pasi u var në litar, ishte i dënuar për dy raste dhunimi -detaje

Lajme

Gazeta Express

01/02/2026 0:01

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se ka vdekur një i burgosur. Në njoftim e SHKK’së,  bëhet e ditur se i ndjeri fillimisht ishte gjetur i varur në dhomën e tij me puls të dobësuar, dhe se i njëjti nuk ka arritur të rikthehet në jetë pavarësisht se menjëherë ka reaguar stafi korrektues, ekipi mjekësor i institucionit si dhe emergjenca e qytetit.

Në njoftim bëhet e ditur edhe se, lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori kompetent.

Njoftimi:

Njoftim nga SHKK dhe DSHB

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve njoftojnë opinionin publik se sot, rreth orës 22:00, në Burgun e Sigurisë së Lartë, i burgosuri me inicialet E.G është gjetur i varur në dhomën e tij, me puls të dobësuar.

Menjëherë ka reaguar stafi korrektues, ekipi mjekësor i institucionit si dhe emergjenca e qytetit. Pavarësisht përpjekjeve për ofrimin e ndihmës mjekësore, i burgosuri nuk ka arritur të rikthehet në jetë.

I ndjeri ishte i dënuar për dy vepra penale të dhunimit. Ai ishte pranuar në institucion më 15.08.2024, ndërsa lirimi i tij ishte paraparë më 01.03.2048.

Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori kompetent. Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve kanë iniciuar procedurat hetimore dhe administrative për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Ndryshe, E.G ishte dënuar nga Gjykata Themelore në Prizren me 24 vjet burgim pasi që i ka detyruar dy vajza të mitura nën 14-vjeç të kryej akte seksuale me të, duke e kryer veprën penale “dhunimi”.

Në rastin e parë, E.G. nga nëntori i vitit 2023 deri më 1 mars 2024 e ka detyruar një te mitur që të kryej akt seksual me të, kurse në rastin e dytë, gjykata kishte deklaruara se nga koha e pavërtetuar, deri më 1 mars 2024, e ka detyruar një te mitur tjetër që të kryej akt seksual me të.

Advertisement
Advertisement
Advertisement