Tre të rinj kanë mbetur të lënduar ditën e sotme në Kodrën e Trimave në Prishtinë, lagje ku gjatë ditës së sotme ka pasur edhe të shtëna me armë.
Lajmi e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, në një përgjigje për Gazetën Express.
“Sot rreth orës 15:30, Policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën Fahri Fazliu në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend janë të lënduar 3 persona. (Lëndimet nuk i kanë të shkaktuara nga arma e zjarrit) Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë ai për Express.
Ndërsa pak më parë, janë ndarë edhe pamje nga momenti se kur vetura godet një grup të rinjsh.
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...