Pas një problemi me avionin, Kristjan Asllani më në fund ka mbërritur në Stamboll për t’u bashkuar me skuadrën e tij të re Besiktas.
Klubi turk ka konfirmuar gjithçka teksa ka postuar foto të mesfushorit të kombëtares shqiptare me shallin e klubit turk që më pas konfirmoi se futbollisti i kreu edhe vizitat mjekësore duke nisur nga testet kardiologjike tek ato nën sforcim duke konfirmuar një gjendje fizike absolutisht të mirë të mesfushorit.
Kristjan Asllani u transferua te Besiktas në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni me të drejtë blerjeje nga ana e klubit turk.
Në bazë të asaj që publikohet në median turke, Besiktas mund të blejë kartonin e mesfushorit 23 vjeçar për 12-13 milionë euro, përcjell tch.
Kristjan Asllani nuk është i vetmi futbollist shqiptar që i bashkohet Besiktasit, pasi aty luan edhe Milot Rashica, ndërsa klubi bardhezi e ka në pronësi edhe kartonin e Ernest Muçit, që është transferuar te Trabzonspor në formë huazimi.
Spitali Amerikan ka shpallur konkurs për vende të lira pune në Kosovë për profesionistë të fushës së infermierisë, duke...