"Në mars na presin sfidat e vërteta", FFK-ja me video emocionuese të rritjes së Kombëtares së Kosovës - Gazeta Express
string(98) "ne-mars-na-presin-sfidat-e-verteta-ffk-ja-me-video-emocionuese-te-rritjes-se-kombetares-se-kosoves"

Futboll

Gazeta Express

29/01/2026 17:47

“Në mars na presin sfidat e vërteta”, FFK-ja me video emocionuese të rritjes së Kombëtares së Kosovës

Futboll

Gazeta Express

29/01/2026 17:47

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar një video në të cilën tregon rritjen e madhe që e ka pasur Kombëtarja e Kosovës gjatë viteve të fundit.

Në vitin 2022 Kosova ishte e renditur në pozitën e 107, kurse tani ajo gjendet në vendin e 79-të, shkruan Gazeta Express.

Në postimin e FFK-së ka pasur një gabim, pasi që e kanë vendosur në vendin e 78-të, pozitë që aktualisht i takon Omanit.

Megjithatë, në grafikën brenda videos është shkruar siç duhet.

Në fund të muajit mars, Kosova do ta ketë play-offin për kualifikim në Kampionatin Botëror.

Fillimisht do të ndeshet me Sllovakinë në Bratislavë, kurse në rast fitoreje do të ndeshej në “Fadil Vokrrin” me fituesin e ndeshjes Turqi – Rumani. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement